"Muzg" ka nisur maratonën 3-ditore në skenën madhështore të Teatrit të Përjetimeve!
Teatri i Operës dhe Baletit çel këtë pranverë me “Muzgun”, baletin modern kontemporan, që ndërthur natyrshëm lëvizjet trupore me përjetimet emocionale të njeriut. Me profesionalizmin e trupës së baletit të TKOB-së, nën koreografinë e balerinit të mirënjohur ndërkombëtarisht, Eno Peçi, dhe asistencën në koreografi të Eldad Ben Sasson, kjo PREMIERË do të tërheqë pas vetes, nëpërmjet imazheve, të gjithë publikun artdashës.
Datat 12-13-14 mars, ora 19.00