Nis “Fem Fest”, një festival për gruan shqiptare

FemFEST është një festival feminist arti dhe kulture i krijuar nga BASH ART. Ky festivali ringjall qëllimin fillestar të 8 Marsit duke bërë thirrje për arritjen e plotë të të drejtave të grave. FemFEST synon të transformojë normat tradicionale gjinore dhe shoqërore, që minojnë arritjen e barazisë së plotë për gratë. “Fem Fest” është ndërtuar me një platformë shfaqjesh mbresëlënëse, debatesh, këngë, muzikë, ekspozitë, sfilata dhe një protestë këpucësh të kuqe. Pjesë e këtij festivali që zhvillohet në Tiranë, në datat 4-8 Mars, janë artiste, aktiviste, shkrimtare, politikane dhe këngëtare të cilat nëpërmjet zhanreve të ndryshme të artit do t’u japin zë edhe problemeve që nuk fliten, apo atyre që nuk dëgjohen. Festivali do të zgjasë 4 ditë. Ai do të realizohet në ambientet e Destil si dhe ArTurbina.

Festivali do të zgjasë 4 ditë. Ai do të realizohet në ambientet e Destil si dhe ArTurbina.

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies