Koncepti i festivaleve “Street Food” është i përhapur në shumë qytete dhe kryeqytete europiane, amerikane si dhe aziatike për shkak se njerëzit tërhiqen drejt ushqimeve të shpejta. Filozofia e Tirana Street Food Festival këtë vit është prezantimi i recetave unike të çdo biznesi pjesëmarrës. Objektivi ynë për këtë festival ushqimi është të kemi pjesëmarrës restorantet e Tiranës me recetat e tyre unike të serviruara në porcione më të vogla dhe me çmim të reduktuar krahasuar me pjatën e plotë në restorant, me qëllim që ti japim publikut mundësi të provojë më shumë se një recetë brenda një dite.
Kohëzgjatja: 7 ditë
Vendodhja: Sheshi Italia
Linku i eventit: https://www.facebook.com/events/683404876734661?active_tab=about