"Mbreti Lir" - Premierë, prej 30 Shtatorit në Teatrin Metropol
“Mbreti Lir” një nga tragjeditë më të mëdha të Uilliam Shekspir, do të ngjitet së shpejti në skenën e Teatrit Metropol, si premiera e cila do të çelë sezonin e ri artistik. Me regjinë e Jonida Beqos dhe një kast fantastik aktorësh, fundjavën e fundit të shtatorit dhe gjatë gjithë muajit tetor do të keni mundësinë të shihni një produksion jashtë të zakonshmes.
“Mbreti Lir” është një histori e dy familjeve jofunksionale, me dinamika të ndryshme, të cilat shumë prej nesh mund t’i njohin nga afër. Po çfarë e shtyn një mbret të qëndrojë përballë tre vajzave të tij dhe të pyesë se kush e do më shumë?! Çfarë e mirë mund të ndodhë kur Mbreti është i çmendur dhe budallai është i mençur?! Kur njerëzit e ndershëm ndëshkohen dhe internohen, kur një djalë kthehet kundër babait të tij?!
Në datat: 30 Shtator, 1,2,6,7,8,9,13,14,15,16,20,21,22,23,27,28,29,30 Tetor
Ora: 19:00
Info & Rezervime:
+355 67 227 0668