Në datat: 24, 25, 26, 31 Mars, 1, 2, 3, 7, 8, 9, 10 Prill - Ora 19:00 Info & Rezervime: ☎️ +355 67 227 0668 Një shfaqje që vë në optikën e kohërave figurën e gruas dhe zërin e saj. Tre periudhat historike të tranzicionit që ka kaluar apo vazhdojnë të jenë në proces popujt e rajonit tonë, si Shqipëria e Kroacia me një ngjashmëri të plotë me realitetet e tre periudhave: në 1945 me ardhjen në pushtet të komunistëve, në 1990 ardhja e një demokracie të brishtë dhe në 2011 prona akoma e pa zgjidhur dhe përpjekja për të hyrë në Europë. Këto periudha janë të vëzhguara nëpërmjet rrugëtimit të një familjeje në Zagreb të Kroacisë. Me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të aktorëve: Yllka Mujo, Luiza Xhuvani, Marjeta Ljarja, Viktor Zhusti, Sokol Angjeli, Elia Zaharia, Armela Demaj, Sonila Kapidani, Xhino Musollari, Klea Konomi, Kastriot Ramollari, Klesta Shero, Ketjona Pecnikaj, Ina Morinaj, Amri Hasanlliu dhe Lindar Kaja
Në datat: 24, 25, 26, 31 Mars, 1, 2, 3, 7, 8, 9, 10 Prill - Ora 19:00 Info & Rezervime: ☎️ +355 67 227 0668