Teatri Metropol paraqet shfaqjen për fëmijë:
"Atje ku mali takon hënën " nga Grace Lin
Vepra është e bazuar në një legjendë Kineze, një ndërthurje midis realitetit dhe përrallës, ku në qendër është një vajzë e vogël e quajtur Minli dhe familja e saj e varfër. Gjithçka që Minli kishte ishin imazhet e përrallave që dëgjonte nga babai i saj dhe psherëtimat e nënës. Një ditë, në bazë të përrallave dhe takimit me Peshkun e Artë ajo vendos të ndryshojë fatin e varfër të shtëpise dhe të nisë udhëtimin e saj për tek mali i pafund që të gjejë plakun e motshëm të hënës. Gjatë udhëtimit takon njerëz dhe krijesa të ndryshme të përrallave si për shembull Dragoin, i cili do të bëhet dhe shoku i saj më i mirë. Në fund, pas shumë peripecive dhe aventurash, Minli kupton se nuk kishte nevojë për asgjë tjetër përveçse familjes së saj. Ajo niset për në shtëpi e lumtur që gjatë udhëtimit kishte ndihmuar jo vetëm shokun e saj dhe shumë të tjerë, por pa vetëdije kishte ndryshuar dhe fatin e shtëpisë së saj.
REGJIA: JOANA OMERAJ
INTERPRETOJNË: Amri Hasanlliu Armela Demja, Elona Hyseni, Erdet Miraka, Luisa Dinellari, Rexhina Mollaymeri, Roerd Toçe, Sara Koçi REGJI: Wendy Palmer
SKENOGRAFIA: Henri Dimo
FORMULIMI MUZIKOR: Glen Shutina
KOREOGRAF: Erdet Miraka KOMPOZITOR: Amri Hasanlliu
TEKSTET E KËNGËVE: Elona Hyseni MENAXHER SKENE: Klesta Shero
EFEKTE SPECIALE: Rigersa Kodranjeshi
NDRIÇIMI: Ergys Baki