Në ditën botërore të Holokaustit, 27 Janar, kujtojmë një nga ngjarjet më të tmerrshme të historisë botërore, vrasjen masive, persekutimin dhe torturat ndaj miliona njerëzve të pafajshëm nga Gjermania Hitleriane ne vitet 1933-1945. Një moment reflektimi që bota të mos lejojë më të përsëritet një makineri e tillë shfarosëse dhe denigrim i njeriut në atë lloj shkalle.
Po shqiptarët çfarë vuajtën nga Holokausti? Deri tani është folur vetëm për faktin që shqiptarët strehuan hebrejtë dhe nuk i dorëzuan. Por pjesa tjetër ku vetë shqiptarët u internuan në kampet e përqëndrimit të nazistëve nuk është treguar.
Një projekt i DMO ALBANIA, në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar, financuar nga fondacioni EVZ Stiftung, ka sjellë pikërisht për të gjithë shqiptarët, arrestimet, vuajtjet e shqiptarëve në burgun famëkeq të Mauthausenit në Austri. Shumica e shqiptarëve vuajtën në Mauthausen, ku një tabelë në Memorialin e sotshem atje, tregon se janë vrare 417 shqiptare. Vetëm 23 mundën të ktheheshin gjallë.
Një ekspozitë në Muzeun Kombëtar tregon pikërisht historitë e 8 prej të mbijetuarve dhe fakte historike rreth vuajtjes së shqiptarëve në kampet naziste.
Data: 27 Janar 2022
Te Muzeu Historik Kombetar