MURI-ekspozite grup te Galeria e Artit Tirane

Muri është simboli që shpjegon më së mirë se çdo gjë tjetër, njeriun. Jeta e njeriut është e lidhur me murin si lëkura pas mishit. Njeriu ëslitë shprehur stipirtërisht me aktin, që kur ndërtoi murin e parë. Edhe e pikturoi atë. Sepse ashtu si me hijen e vet, njeriu u përball me murin. Aty mati veten edhe të tjerët. Mbi mur njeriu u dha sipas mendjes së tij formë perëndive. Njeriu mbi mur duke kërkuar shpirtëroren krijoi edhe krakasimin e parë të vlerave. Muri është vendi ku njeriu vari etalonet me një gozhdë. Objekte, të cilat i njoilu si dëshmi të barabarta me ligjet e fizikës, me fenomenet e natyrës. Njeriu e ngriti qëndrimin mbi mur të krahasonte në radhë të parë veten, pastaj edhe të krahasohej me të tjerët. Në faqen e murit njeriu ka mbërthyer edhe shpresën për të arritur të jetë i pavdkeshëm.

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies