“Metrofest 5 – Drama shqipe si formë njohjeje dhe kërkimi”
Për të pestin vit me radhë, Teatri Metropol organizon festivalin dedikuar veprës shqiptare të arkivit, një realizim që i përket trashëgimisë dramatike, teatrit dhe edukimit.
Në këtë edicion janë përzgjedhur për t'u vendosur në skenë larmi tekstesh që i përkasin viteve 1900.
Imagjinoni ç’mund të ndodhë nëse takohen autorë të një kohe më të vjetër dhe krijues të rinj me një mori spektatorësh teatri që argëtohen dhe mbështesin ... emocionohen, reflektojnë, shkëmbejnë të qeshura, lot, ide, bashkëndajnë njerëzillëk dhe premtojnë vazhdimësi!
4 Nëntor - 9 Dhjetor 2021 në Teatrin Metropol