Nga data 14 deri më 21 korrik, ju ftojmë të vizitoni ekspozitën e fotove"999 Portrete Shqiptare", nga fotoreporteri shqiptar David Hardy.
"999 Portrete Shqiptare" është një iniciativë e vazhdueshme që synon të arkivojë një seri të plotë të portreteve të personave me kombësi shqiptare, duke pasqyruar realitetin në të cilin jetojmë.
Ekspozita është gjithashtu një ftesë për reflektime të përbashkëta përmes grupeve diskutuese mbi artin, rininë, jetën në Shqipëri dhe sfidat e jetës së përditshme.
David Hardy është një fotoreporter, veprimtaria e të cilit përqendrohet kryesisht në artet pamore që lidhen me të drejtat e njeriut, barazinë sociale dhe ndërgjegjësimin kundër diskriminimit ndaj komunitetit LGBTI +, të cilit ai i përket si person transgjinor.
Hardy ka hapur disa ekspozita në lidhje me çështje sociale dhe puna e tij është botuar në mediat vendase dhe evropiane.
Na vizitoni në Europe House, për të parë ekspozitën deri të mërkurën, 21 korrik.