Mitet kanë rënë!... Paqëndrueshmëria e përhershme është bërë tashmë status i qëndrueshëm në bashkohësinë tonë!
"Spiderman" nuk mund të shpëtojë botën nga frika apo pasiguria e të nesërmes!... Ky mit i realizmit kapitalist është "djali plangprishës" në utopinë e tij, nën kontrollin e sistemit dhe duket larg ëndrrës dhe dëshirës për të shpëtuar njerzimin. Çdo përpjekje e tij tashmë është e survejuar, e kalkuluar, dhe jashtë çfarëdo lloj dëshire mitike për të na dhënë shpresë dhe guxim për të jetuar.
Ai, (Spiderman), vjen në veprat e artistit Ardian Isufi në situata të ri-kontekstualizuara, në përplasje kohësh të ndryshme, ku jeta rurale dhe urbane duken si të mbajtura pezull nën peshën e këtij të "pavdekshmi të vdekshëm"; thuajse ai është njëri prej nesh në agoninë e jetës tonë.
Gallery70 për artistin është një hapsirë konceptuale site specifik e aktit artistik. Imazhi dhe instalimi janë dedikuar për ti ofruar publikut një "destabilitet të stabilizuar", që luhatet mes tundimit të dyshimit dhe pasionit për të eksploruar, rezultati i të cilave është jashtë kontrollit tuaj.
Ekspozitë nga Ardian Isufi te Galeria 70
Data: 25 Mars 2021-9 Maj 2021
Ora: 17.00-20.00
Vendi: Gallery 70, Toptani Shopping Center