Në Galerinë Kombëtare të Arteve mund të shihni ekspozitën “Arkiv i Hapur”. Kjo ekspozitë përmban një koleksion të veprave të ndryshme të artit shqiptar të periudhave të ndryshme.
Rreth 660 vepra të zhanereve të ndryshme nga fondi i Galerisë Kombëtare të Arteve janë pjesë e kësaj ekspozite. Vepra të autorëve që kanë lënë gjurmë në artin shqiptar.
Një mundësi e rrallë për të parë vepra fantastike dhe për të njohur më shumë artistët shqiptarë.
Ekspozita qendron e hapur nga e hëna në të shtunë, orari: 10:00-16:00.