Ditët e Kujtesës-Ekspozitë e hapur në Sheshin Skënderbej

DITA 2

E SHTUNË, 20 SHKURT

Vendi: Sheshi Skenderbej (midis Hotel Tirana & Muzeut Kombëtar), Tiranë

Ekspozita në ambient të hapur "Rënia e një Diktatori" do t'i paraqitet publikut shqiptar nga 19 deri më 26 Shkurt. Me anë të fotografive dhe dokumentave arkivore ekspozita shfaq historinë e vendosjes dhe prishjes së monumentit të diktatorit në qendër të Tiranës. Vendimet për të zhvilluar kultin e tij, ngritja e kultit të diktatorit, përurimi i statujës dhe më pas protestat pas grevës së urisë së studentëve, e cila çoi në heqjen e emrit të Universitetit të Tiranës dhe prishjen e statujës. 30 vjet më parë, ky akt shënoi rënien simbolike të diktaturës

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies