Gjatë fazës së parë, Fondi Kulturor Zviceran në Shqipëri (SCFA) ka kontribuar në skenën e pavarur kulturore të Shqipërisë nëpërmjet granteve lokale, rajonale dhe punëtorive për ngritje kapacitetesh. Kjo mbështetje u është ofruar artistëve të rinj ose në zhvillim, punonjësve të pavarur të kulturës dhe organizatave kulturore jo-qeveritare.
Në fazën e dytë, projekti synon të rrisë në të gjithë vendin: mbështetjen dhe prezencën në sferën kulturore.
Në këtë event pikënisjeje, ne do të prezantojmë mundësitë e reja për mbështetje që Fondi Kulturor Zviceran do të ofrojë gjatë fazësë së dytë.
Fondi Kulturor Zviceran është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe zbatohet nga Qendra për Biznes, Teknologji dhe Lidership (CBTL).
Event nga Swiss Cultural Fund Albania
Online: zoom.us
E Merkure, 10 Shkurt 2021, ora 09:00 UTC-01
Pa pagese!