Worldwide Hotel Technology Conference ne Tirane

WHTC20 është e para konferencë që do të mbledhë çdo vit njerëzit me ndikim në industrinë e hotelerisë, me qëllimin për t’i angazhuar ata në një platformë të re shkëmbimi dhe bashkëpunimi përballë sfidave të dekadës së re.

Pronarë, menaxherë hotelesh dhe investitorë do të mblidhen për të diskutuar dhe rrokur risitë dhe metodat më të fundit që mund t'i ndihmojnë ata në përmirësimin e veprimtarive të tyre, të rrisin efikasitetin, të ulin kostot, të rrisin të ardhurat si edhe të eksplorojnë tregje të reja për t'u zhvilluar më tej.

WHTC20 do të jetë konferenca më e madhe në rajon në fushën e teknologjisë së hotelerisë, me mbi 350 pjesëmarrës nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut etj. Gjatë kësaj konference, kompania Softmogul do të prezantojë risitë që ajo i propozon tregut, të cilat do të bëhen së shpejti tendencat e kësaj dekade në teknologjinë e hoteleve.

I pranishëm do të jetë edhe hotelieri e prezantuesi me famë ndërkombëtare i emisionit televiziv në SHBA “Hotel Impossible”, Z. Anthony Melchiorri, i cili do të flasë rreth potencialit të turizmit në Shqipëri si dhe për rolin e rëndësisshëm që luan teknologjia në hoteleri.

 Data: 2 Prill 2021

Ora: 09:00 -16:00

Vendi: Shllak, Tirana

Bileta online!

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies