Është historia e Anitës, një adoleshente me origjinë hungareze që i mbijetoi Auschwitz-it, e mirëpritur nga e vetmja e afërme e mbetur gjallë: Monika. Në shtëpinë e re, Anita e gjen veten përballë një realiteti të papritur: askush, madje as Eli, me të cilin do të zbulojë dashurinë, nuk dëshiron të kujtojë të kaluarën. Midis takimeve me personazhe të paharrueshëm dhe miqësisë prekëse me Davidin e ri, Anita shpejt e gjen veten të detyruar të marrë një vendim që do të kërkojë guxim të madh ...
Në mënyrë që të garantohet shikimi i filmit në siguri dhe në përputhje me masat parandaluese për përhapjen e Covid-19, janë planifikuar tre shfaqje, secila me vetëm 10 vende, për t'u rezervuar me e-mail duke shkruar në iictirana@esteri.it
Instituti do të dërgojë konfirmimin e rezervimit.
Mos harroni se mbajtja e maskës është e detyrueshme.
Data: 26, 27 dhe 28 Janar 2021, ora 18:00
Vendi: Biblioteka e Institutit Italian të Kulturës