Fillimet janë ngaherë poetike dhe poezia me brishtësinë e saj mundet të na shpalosë një botë të tërë emocionesh e mendimesh..., poezia i mbetet atij që e citon, jo më poetit që e fali... Këtë mes'dimër, për ta nisur mbarë vitin dhe dekadën e re, le t'i gëzohemi poezisë dhe fabulës në një takim plot ngjyra. Më datën 13 Janar, këtë herë në bashkëpunim me @botimetdritero e rinisim zakonin e vjetër të takimeve letrare me "Këngët e Buzëqeshjes", një libër që më ka lënë aq mbresa sa do doja të ishte në çdo familje shqiptare e të lexohej tok nga të gjithë brezat. Takimi do të mbahet në Librari - Kafe - Agolli në orën 16:30 nga libradashësit e faqes @melodusk_, në bashkëpunim me Shtëpinë Botuese Dritëro. I gjithë takimi do të organizohet duke respektuar rregullat e COVID-19.
Data: 13 Janar 2021
Ora: 16:30
Vendi: Librari Agolli