Dita e Clirimit, festohet si cdo vit ne 29 Nëntor. Eshtë dita kur vendi u clirua nga pushtuesit gjermanë pas luftës së dytë botërore, 29 Nentor 1944. Kjo është dita e dytë e festave kombetare, ditë pushimi, pas ditës së Pavarësisë. Zakonisht nata e 28 Nëntorit duke u gdhirë 29, quhet nata e bardhë, ku dritat e festave dhe koncerteve zhdukin errësirën e natës. Zjarret partizane, koncertet deri në agim, kanë qenë pjesë e këtyre festimeve, por që këtë vit janë të ndaluara për shkak të pandemise. E vetmja pjesë e festimeve do jetë vizita te varrezat e Dëshmorëve të Kombit, që bëhet si cdo vit nga përfaqësuesit e politikës, për të nderuar dëshmorët e rënë gjatë luftës clirimtare.
29 Nentor Vizita te Varrezat e Deshmoreve