Lule të bukura ka Tirona

Me rastin e Përvjetorit të Clirimit të Tiranës,Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit do të sjellë aktivitetin “Lule t’bukura ka Tirona” në sheshin “Shtraus”, një nga lagjet historike të qytetit, ditën e martë , ora 11:00.


Për një ditë, do të risjellim kohët e shkuara me panairin e luleve tradicionale të Kryeqytetit, ekspozitën e pikturave dhe fotove “Tirana dje dhe sot”, panairin e librit dhe këndin e bisedës me autorin e librit të “Tirana e Vjetër”, Gazmend Bakiu.
Zërat e ëmbël të fëmijëve dhe muzika tradicionale tiranase e sjellë nga Trade Folk Tirana dhe Ansambli I Qëndrës Kulturore Tirana do t’i shtojnë gëzimin sheshit.

17 Nentor 2020

Ora:11.00 a.m-12.30 a.m

Sheshi Josef Shtraus

Xhamlliku

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies