Bicikleta kundër varfërisë

Është një nisëm jo-fitimprurëse krijuar për të dhënë shpresë dhe besim te fëmijët e familjeve që jetojnë në varfëri dhe izolim në të gjithë Shqipërinë.
Në Kukës, Has, Bulqizë, Fushë-Arrëz, Thumanë, Laç, Vau Dejë, janë komunitetet , familjet , fëmijët e parë të cilët do të marrin dhuratë një biçikletë nga JU !
Ju dhuroni, ne e rregullojmë dhe e transportojmë!
Çdo biçikletë e prishur, jashtë funksioni, me pjesë të mangëta, do të rregullohen, do të plotësohen dhe do të transportohet për tu dhuruar nga vullnetarët Ecovolis, drejt komunitetit në nevojë, në izolim dhe varfëri të plotë.
Pjesë e skuadrës që grumbullon, rregullon dhe dërgon biçikletat mund të jesh dhe TI !
 
 

23 Tetor-31 Tetor 2020

Ecovolis

Pallati i Kongreseve

Tirane

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies