E gjithë bota kujton këtë vit 250 vjetorin e lindjes së kompozitorit më të famshëm klasik, Ludwig van Beethoven! Muzika e gjeniut nga Boni entuziazmon dhe bashkon njerëzit nga çdo anë e botës, ndaj në datën 18 tetor, ora 18:00, ju ftojmë te Amfiteatri i Tiranës, të bashkohemi në koncertin “Beethoven në Amfiteatër”. Marrin pjesë Banda e Qytetit, këngëtarë, instrumentistë, ndërsa nuk do të mungojnë dhe vallet e baleti klasik. Koncerti do të jetë pa bileta dhe duke respektuar distancimin fizik.
18 Tetor 2020
Ora:18.00-20.00
Amfiteatri i Liqenit
Tirane