Ekspozitë dhe Film ' E Shtuna vjen të shtunën'

Të shtunën më 10 tetor 2020, në Goethe-Zentrum Tiranë do të zhvillohet ekspozita e Klubit të Leximit “E shtuna”. Këtu do të paraqesim punimet që kanë bërë pjesëmarrësit në klubin e leximit për librin "Një javë plot të shtuna" nga Paul Maar.  Më pas do të shfaqet filmi nga Ben Verbong "Das Sams", i cili është bazuar në tre librat e parë të Sams.

Të gjithë të interesuarit janë përzemërsisht të ftuar!  

Kujdes: Kërkohet të rezervoni! Aktiviteti do të shfaqet përpara një publiku të kufizuar me hyrje gratis. Të gjithë të interesuarit duhet të regjistrohen me email në info@goethe.al deri 48 orë përpara fillimit të filmit. Për regjistrimin tuaj lutemi të dërgoni emrin, numrin e telefonit, adresën e emailit si dhe nëse do të shikoni ekspozitën apo filmin. Hyrja do të jetë e mundur vetëm, nëse rezervimi konfirmohet nga organizatorët. Jeni të lutur të ruani distancën me njëri-tjetrin dhe gjatë shfaqjes të mbani maskën.

Hapja: 10 tetor 2020
Ekspozita: ora 17:00
Filmi: 18:00
Vendi: Goethe-Zentrum Tiranë

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies