Noti

 Kur je 15 vjeç lëndoshesh shpejt – dhe ka bashkëmoshatarë që e shfrytëzojnë këtë fakt në mënyrë të pacipë. Elisa e drojtur e njeh majft mirë bullizmin dhe për këtë arsye ndihet edhe më shumë e tërhequr nga Anthea, e cila është e sigurt në vetvete. Përmes celularëve të tyre ato filmojnë fillimisht vetëm të përditshmen e tyre, por ajo që nis si lojë bëhet shumë shpejt diçka serioze. Fshehtas ato filmojnë të gjithë ata shokë klase, që kishin sulmuar më parë Elsën duke ndërruar kështu kahet e një situate bullizmi, që shpejt del jashtë kontrollit.  

Goethe-Zentrum prezanton këtë film tejet autentik të regjisores Luzie Loose. I përshtatshëm për spektatorë/e nga 12 vjeç. 

  • Titulli: Noti
  • Regjia: Luzie Loose
  • Kohëzgjatja: 102 minuta
  • Viti i shfaqjes së parë: 2017
  • Gjuha: gjermanisht me titra në gjuhën shqipe
  • Aktorët: Stephanie Amarell, Lisa Vicari, Jonathan Berlin, Bjarne Meisel, Mohammed Issa, Christian Heiner Wolf, Jürg Plüss, Deborah Kaufmann
  • Data: 13.10.2020, Ora:18:00, Ambasada Gjermane,Tiranë regjistrimi: events@tira.diplo.de
  • Hyrja: falas

Ky aktivitet është pjesë e Tetorit Gjerman 2020 "Perspektiva: Evropa".  

Kujdes: kërkohet të rezervoni! Filmi do të shfaqet përpara një publiku të kufizuar open-air me hyrje gratis. Të gjithë të interesuarit duhet të regjistrohen me email deri 48 orë përpara fillimit të filmit. Lutemi për regjistrimin tuaj përmes emrit, numrit të telefonit, adresës email si dhe duke njoftuar kohën dhe vendin e shfaqjes. Hyrja do të jetë e mundur vetëm, nëse rezervimi konfirmohet nga organizatorët. Jeni të lutur të ruani distancën me njëri-tjetrin dhe gjatë shfaqjes të mbani maskën. 

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies