Cleo

 „Cleo“ për Berlinin është ajo, që „Bota përrallore e Amelisë“ është për Parisin: Me ide që i vërshojnë gjithandej gjahtarja e thesareve Cleo na bën ta ndjekim përmes një qyteti si të magjepsur në kërkim të thesarit të superkriminelëve vëllezërve Sass. Një përrallë metropoli me personazhe dytësorë të pazakontë nga e shkuara dhe e rrëfyer me shumë humor, romantike, lozonjare dhe njëkohësisht një deklaratë dashurie për Berlinin.   

Filmi, i cili është i përshtatshëm veçanërisht për shikues/e të një moshe të re (duke nisur nga 6 vjeç), ka fituar në vitin 2019 çmimin si filmi më i mirë për të vegjël e të rinj në festivalin e filmit në Mecklenburg-Vorpommern. Goethe-Zentrum e prezanton këtë film në kuadër të Tetorit Gjerman. 

  • Titulli: Cleo
  • Regjia: Erik Schmitt
  • Kohëzgjatja: 101 minuta
  • Viti i shfaqjes së parë: 2017
  • Gjuha: gjermanisht me titra në gjuhën shqipe
  • Aktorët: Marleen Lohse (Cleo), Jeremy Mockridge (Paul), Max Mauff (Zille), Heiko Pinkowski (Günni), Andrea Sawatzki (Sophia), Fabian Busch (Bernd), Ben Münchow (Franz Sass), Anna Böttcher (Bärbel), Regine Zimmermann (Marlene Dietrich), Harald Schrott (Heinrich Schliemann), Jean Pütz (Albert Einstein)
  • Data: 06.10.2020, Ora:18:00, Ambasada Gjermane,Tiranë regjistrimi: events@tira.diplo.de
  • Hyrja: falas

Ky aktivitet është pjesë e Tetorit Gjerman 2020 "Perspektiva: Evropa".   

Kujdes: kërkohet të rezervoni! Filmi do të shfaqet përpara një publiku të kufizuar open-air me hyrje gratis. Të gjithë të interesuarit duhet të regjistrohen me email deri 48 orë përpara fillimit të filmit. Lutemi për regjistrimin tuaj përmes emrit, numrit të telefonit, adresës email si dhe duke njoftuar kohën dhe vendin e shfaqjes. Hyrja do të jetë e mundur vetëm, nëse rezervimi konfirmohet nga organizatorët. Jeni të lutur të ruani distancën me njëri-tjetrin dhe gjatë shfaqjes të mbani maskën. 

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies