SkenarIS, shfaqje e filmit "Të paftuarit"

E enjte, datë 13 gusht, ora 20:30, Shtëpia Studio Kadare në bashkëpunim me MARUBI shfaq tek REJA filmin ðŸŽ¬ TË PAFTUARIT
 
Filmi "Të paftuarit" prodhim i vitit 1985.
Regjia: Kujtim Çashku
Skenari: Ismail Kadare
Muzika: Feim Ibrahimi
 
Filmi "Të paftuarit" është bazuar në romanin e Ismail Kadaresë “Prilli i thyer”.
Prilli i vitit 1939 është muaji i mjaltit dhe në të njëjtën kohë një muaj tragjik për shkrimtarin Besian Vorpsi dhe të shoqen Diana. I tillë është ky muaj edhe për Gjorg Berishën i cili endet në malësi duke shijuar ditët e tij të fundit të lirisë. Sipas kanunit ai ka një muaj liri para se të ngujohet në kullën e tij. Jeta e Gjorgut rrezikohet sepse ai u hakmor për vdekjen e të vëllait. 

E enjte, datë 13 gusht,

ora 20:30,

tek REJA, Tirane

 

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies