Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë në kuadër të projekteve të jetesës aktive organizon për të katërtin vit radhazi kampin veror buzëliqenit pranë “Godinës së Notarëve”. Parku i Madh do të jetë një oaz argëtimi për fëmijët me shumëllojshmëri aktivitetesh, lojrash e ngjyrash.
Në në bashkëpunim me Qendrën TEN, nga 4 - 31 gusht pjesë e kampit do të jenë dhe profesorët e kantos, pianos, pikturës e aktrimit të qendrës duke i dhënë ditëve të kampit ngjyra të vërteta arti.
Pjesë të programit ditor: lexim, orë të gjuhëve të huaja, pikturë, art and craft me letër, flluska, kampionate futbolli, basketbolli, volejbolli, ping-pongu, mësime kërcimi, Lojëra me ujë, teatër, cirk, filma të animuar e lojera popullore.
Ky sezon i nxehtë kalohet tek Liqeni, nën hijet e pemeve dhe flladet freskuese në kampin më argëtues të verës!
Cdo dite nga 4-31 Gusht
Liqeni
Tirane