Netët e Kinemasë Italiane rikthehen!
Instituti Italian i Kulturës dhe Reja, kanë menduar edhe për ty që e do filmin! Mjaft u ankove që s’ke ç’bën në Tiranë apo që nuk ka aktivitete argëtuese, sepse me rikthimin e kinemasë italiane tek Reja, në kuadër të “Edu, Kino dhe Netë në Re”, duke respektuar masat për distancim fizik, ti mund të shijosh filmin në bahçe!
Tradita filloi; Çdo të hënë, një film, prej orës 21:00!
E hapim sezonin e kinemasë italiane tek bahçja e Resë, me “Një grusht dollarë” nga Sergio Leone, si homazh për Ennio Morricone!
Cdo te hene
ora 21.00-23.00
tek Reja, perballe Galerise se Arteve
Tirane