Festivali mbarëkombëtar i Akuarelit, Tirane

Në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar u çel Festivali Ndërkombëtar i Akuarelit dhe ekspozita me vizatime të mjeshtërve shqiptar “Para & Pas ’90. Ky event, i mbështetur nga Ministria e Kulturës, Bashkia Tiranë dhe në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar nën kurimin e piktorit të mirënjohur Helidon Haliti bëri bashkë emrat më në zë të artit pamor në Shqipëri.

Në fjalën e tij kuratori Helidon Haliti shprehu një vlerësim të veçantë për këtë ekspozitë duke vënë theksin në veçantinë e saj pasi përfshin një numër të konsiderushëm artistësh ku përfaqësohet thuajse e gjithë shkolla shqiptare e artit pamor duke paraqitur një tematikë frymëzuse nga shumë artistë me përfaqësimin e 53 mjeshtërve të artit figurativ shqiptar.

Në fjalën e tij Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, u shpreh se “Muzeu Historik Kombëtar e ka mbështetur prej vitesh Festivalin Ndërkombëtar të Akuarelit dhe eventi i sotshëm vjen në vazhdën e kësaj tradite tashmë në një partneritet prej 5 vitesh”. Ai shprehu një kënaqësi të veçantë pasi Muzeu ka mirëpritur veprat e autorëve më të mirë shqiptarë ku na jepet mundësia të shikojmë një itinerar në kohë dhe hapësirë një udhëtim të mjeshtërve të vizatimit, që është një prej arteve tona më të fuqishme për të cilën këta artistë na kanë bërë krenar për një kohë të gjatë.

I ftuar në këtë aktivitet ishte edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z.Erion Veliaj, i cili shprehu falenderimin dhe vlerësimin e tij për artistët e kësaj ekspozite dhe vuri theksin në fuqinë që përcjell arti në veçanti në frymëzimin njerëzor, në prodhimin e energjive krijuese njerëzore, burimi i së cilës shtyn shoqërinë drejt zhvillimit dhe progresit. Ai u shpreh optimist në vazhdimësinë e kësaj tradite dhe në të ardhmen.

Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur deri më datë 25 qershor në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.

Festivali nga 17-26 Qershor

Orari i Muzeut: 10.00- 17.00

Vendi: Muzeu Historik Kombetar 

Hyrja e lire

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies