Monologje të Shekspirit në Teatrin Metropol

Shekspiri vjen premierë në Teatrin Metropol.  Një seri me monologje të Shekspirit nga gjithë vepra e tij, do të nis premierën këtë fundjavë në Teatrin Metropol. Janë  veprat “Romeo e Zhuljeta”, “Rikardi III”, “Nata e 12”, “Ëndrra e një nate vere”, “Hamlet” “Makbeth” , “Mbreti Lir”, “Otello”, “Tregtari Venedikut” “Jul Cezari”, “Shumë zhurmë për asgjë” etj nga të cilat janë përzgjedhur 30 monologje nga personazhe të njohura të këtyre veprave. Këto monologje trajtojnë tema të përbotshme si dashuria, loja, xhelozia, humbja, tradhëtia, pushteti, hakmarrja, ku gjithësecili gjen veten në to, marrë nga personazhe si Romeo e Zhuljeta, Orsinjo, Olivia, Merkuti, Viola, Beatrice, Paku, Edmond, Otello, Titania, Kostanca, Kordelia, Ofelia, Hamleti, Glauster, Desdemona, Emilia, Bruti, Mark Antoni, Rikardi III, Ledi Makbeth, Shajlok, Jago, Oberoni, Portia etj.  Këto monologje të cilat janë punuar dhe xhiruar për më shumë se një muaj duke nisur nga kjo e enjte, datë 18 qershor, ora 19:00 do të transmetohen në platformat online të Teatrit Metropol, si në kanalin e youtube apo edhe në facebook #TeatriMetropol. Monologjet janë të trajtuara në mënyrë sa më urbane dhe janë regjistruar përgjatë një muaj nga një staf profesional duke u përshtatur dhe kushteve aktuale. Ato do të transmetohen cdo javë me seri me nga 5 monologje përgjatë këtyre muajve veror. Për këto monologje kanë punuar mbi 16 aktor kryesisht aktorët e Teatrit Metropol por dhe aktor të jashtëm;  si Klodiana Keco, Armela Demaj, Roerd Toce, Sonila Kapidani, Amri Hasanlliu, Edvin Mustafa, Xhino Musollari, Klea Konomi, Rozi Kostani, Elona Hyseni, Ketjona Pecnikaj, Margent Caushi, Silvio Goskova, Ermir Jonka, Florian Agalliu etj

Duke nisur nga kjo e enjte 18 qershor Ora: 19.00 Facebook Youtube #TeatriMetropol  

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies