“Rrajët lëvizin... lëvizin në kujtesën tonë për të mbetur të paprekura nga fashitja e egër kohore. Kështu Ernest Koliqi profetizon dëshirën e tij më të zjarrtë... dhuratën për të parë me sytë e tij atë çka ka qenë... Shkodër me 197... Duket si rutina e një tjetër dite, ku Roza dhe Pashko, një çift i cili banon prej disa kohësh me qira në shtëpine e Sinadinëve, ndërtesë kjo e marrë në kujdestari prej Andreas dhe Ganxhës. Jeta e palumtur bashkshortore për shkak të botëve të ndryshme na pasqyrohet nëpërmjet dialogut të Rozës me të motren Lina! Pavarësisht natyrës së paqtë të Linës, një vajzë fetare dhe solare, Roza vetproçedon në ankesa kundrejt të shoqit sapo përmendet emri i tij... Por pavarësisht mardhënieve interesante nëpërmjet personazheve, Koliqi e ka ruajtur këtë ditë për diçka më të madhe... Rikthimin e rrajve të vjetra. Iza, personazhi i përshkruar si hyjnore, e paprekshme, e pa arritshme nga vetë personazhet femra, akoma pa hyre në skene krijon lekundje tek karakteret e tjera. Ajo është e bija e pronarit të shtëpisë, poetit të debuar padrejtësisht prej vendit të tij. E kështu drama biografike na shpërfaqet në tri dimensione kohore. Iza me sytë e të atit na rikthen panoramën e dikurshme të shtëpisë duke ftuar të bëhen pjesë edhe banorët e tjerë të saj. Pashko gjen vetveten... një njeri që mund të shoh e beri pjesë të nje bote tjeter, atë bot që ai e kish' mbulur me një perde që sot ra aq leht nën tingullin e poezive që Iza solli nga e shkuara!
Autor: Ernest Koliqi
Regjisor: Rozi Kostani
As/Regji: Benada Mulla
Aktorë: Kristina Doda, Marjus Dhrami, Ketjona Pecnikaj, Rozi Kostani, Bruno Shllaku, Pamela Taraboshi
Kostumografe: Suzana Bodinaku
Skenograf: Laid Ymeri