Cikli « Kinemaja e Vendeve Frankofone »
10 mars në orën 18:30 - Shtëpia e Evropës / EuropeHouse
« Kënga e detit » nga Tomm Moore
(2014 - 1orë e 33 minuta – film i animuar, familje, fantazi)
Ben dhe Maïna jetojnë me babanë e tyre në pjesën e sipërme të një fari, në një ishull të vogël. Për t’i mbrojtur nga rreziqet e detit, gjyshja e tyre i merr me vete që të jetojnë në qytet. Atëherë, Beni zbulon se motra e tij e vogël është selki, një zanë deti kënga e së cilës mund të çlirojë qeniet magjike nga mallkimi që u kishte bërë Shtriga e bufave. Gjatë një udhëtimi fantastik, Benit dhe Maïnës do t’u duhet të përballen me frikën dhe rreziqet si edhe të luftojnë kundër shtrigës për të ndihmuar qeniet magjike të rifitojnë pushtetin e tyre.
Ky bashkëprodhim mes Irlandës, Belgjikës, Danimarkës, Francës dhe Luksemburgut, ka fituar çmimin e filmit më të mirë të animuar në European Film Awards dhe u nominua në të njëjtën kategori për çmimet Césars dhe Oscars.
Shfaqja e filmit do të pasohet nga një pritje me rastin e festës së Shën Patrikut
Në gjuhën angleze, me titra në gjuhën angleze frënge / Organizuar nga : Ambasada e Irlandës, Europe House (Shtëpia e Evropës)
18:30