Festa e verës- Festë Kombëtare

Më 14 mars gjithë Shqipëria feston “Ditën e verës” këtë festë të lashtë pagane. Qyteti i Elbasanit është epiqendra e festimeve, qytet qe ka mundur ta ruaje per dekada dhe ta festoje krejt ne menyre te pavarur nga pjesa tjeter e vendit. Ne kete feste organizohen karnevale, panaire dhe veprimtari të ndryshme kulturore, si dhe gatimi i ballokumes, një ëmbëlsirë e veçantë në traditën kulinare shqiptare. Rreth 20 vite më parë, festa ka nisur te festohet në gjithë Shqipërinë, vecanërisht në Tiranë. 
“Dita e Verës” ishte dita e fillimit të vitit sipas kalendarit shumë të lashtë të ilireve, pra një ditë që kremtohej shumë shekuj para se të lindte krishterimi. Ajo kremtohej me 1 mars të kalendarit Julian, ditën e parë të vitit të ri (sipas kalendarit Gregorian, “14 mars”). “Dita e Verës” ishte një festë mbarëshqiptare, që kremtohej si në Veri edhe në Jug, por me nuanca të ndryshme, sipas krahinave.

Kalendari i aktiviteteve ne Tirane do të njoftohet së shpejti..

14 Mars 2020

nga 10.00h- 20.00h

Tiranë Shqiperi

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies