Forumi i grave frankofone, Art dhe angazhim

6 mars, ora 10:00 - Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Salla Argjiro

Si janë angazhuar artistët ose personalitetet publike që lëvrojnë në fushën e artit, të rinjtë krijues, në rrugëtimin e tyre artistik ose profesional në lidhje me gjendjen shoqërore të grave në Shqipëri? A trajtojnë artistët, meshkuj apo femra, mënyrat e rezistencës dhe a i japin artit funksionin emancipues të grave? Këto pyetje do të ushqejnë debatin e edicionit të katërt të Forumit të grave frankofone në Shqipëri!

Gjatë këtij forumi do të shfaqet filmi me metrazh të shkurtër “Gratë e shquara të Rumanisë”, i realizuar nga organizata joqeveritare Professional Women's Network Romania (PWN).

Në gjuhën frënge dhe në gjuhën shqipe, pa përkthim / Organizuar nga : Rrjeti i grave frankofone të Shqipërisë, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Ambasada e Francës, Ambasada e Rumanisë

6 mars, ora 10:00

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies