Ekspozitë Fëmijët e Evropës

Si e shohin të rinjtë shqiptarë të ardhmen e tyre në Bashkimin Evropian? Ejani dhe shiheni këtë të hënë, në orën 17:30, në Shtëpinë e Evropës, në lançimin e ekspozitës "Fëmijët e Evropës".

Dhjetëra adoleshentë, nga 10 deri në 15 vjeç, nga e gjithë Shqipëria do të shfaqin perspektivën e tyre përmes pikturës, në një ekspozitë të larmishme e cila do të qëndrojë e hapur për 5 ditë në Shtëpinë e Evropës.

17:30 - 19:00

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies