Klubi i Librit kthehet në Shtëpinë e Evropës me "E dashuna Mili", një përmbledhje letrash të shkëmbyera nga një çift gjatë periudhës komuniste në Shqipëri. Letrat pasqyrojnë vuajtjet e Mark Ndojës, një burrë dhe prind i internuar dhe luftën e tij me mungesën e nevojave themelore dhe të dashurve të tij. Nga ana tjetër, jeta nuk është e lehtë për gruan e tij e cila duhet ta mbajë familjen të bashkuar dhe ta mbrojë atë nga paragjykimet. Bashkohuni me ne në Shtëpinë e Evropës, më 27 Shkurt, në orën 17:30, për të ndarë mendimet tuaja mbi këtë libër të fuqishëm, të moderuar nga Elsa Demo dhe me praninë e Leka Ndojës (djali i Mark Ndojës).