Këtë të mërkurë, në orën 18:00, Shtëpia e Evropës ju fton në shfaqjen e "Fëmijët e Diktaturës" një dokumentar të prodhuar nga Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC) në bashkëpunim me Departamentin e Filmit në Universitetin e Arteve në Tiranë.
Me regji nga Besnik Bisha, dokumentari është përqendruar në katër personazhe të brezave të ndryshëm që kanë lindur dhe kanë kaluar fëmijërinë e tyre në burgje ose zona internimi.
"Fëmijët e Diktaturës" synon të rrisë vetëdijen e brezit të ri mbi jetën e individit, kur shpesh edhe të porsalindurit ndëshkoheshin sipas ligjit të kohës si "armiq të popullit".
E Merkure nga ora 18:00-19:30
Vendodhja: Europe House