Shqipëria në vitin 1996 kundrejt vitit 2018

    Shqipëria në vitin 1996 kundrejt vitit 2018

Ambasada e Spanjës organizon ekspozitën dokumentare fotografike të realizur nga fotografi, artisti shumë disiplinor dhe udhëtari, Luis Sáez përgjatë udhëtimit të tij të parë në Shqipërinë e vitit 1996 e më pas në vitet 2017-2018, duke na ofruar mundësinë të shohim ndryshimet që ka pësuar vendi gjatë kësaj periudhe.

Kjo ekspozitë krahasuese e imazheve do të çelet ditën e enjte, 20 shkurt, në orën 18.30, në EUROPE HOUSE dhe do të mbetet e hapur për publikun deri në datën 23 shkurt.

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies