Shën Valentini në Park

Dita e të dashuruarve në Parkun e Liqenit sivjet do të jetë më e veçanta nga çdo vit! Altari i kurorëzimit të dashurisë së çifteve, konceptuar dhe arreduar nga Geraldina Sposa, tek tarraca e “Godinës së Notarëve” do të çelë siparin e festimeve më 14 shkurt, për Shën Valentin!  Atmosfera e aktiviteteve që do të pasojnë, do të plotësohet nga notat e muzikës dhe arredimi i parkut me motivet e festës. Ndërkohë, për të gjithë të apasionuarit e shëtitjeve me mjete lundruese, në liqen do të hidhen varkat e kanoet, që do të jenë në lëvizje përreth bregut.

Data: 14 shkurt

Ora: 9AM

Vendodhja: Parku i Madh i Liqenit Artificial të Tiranës

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies