Një pasdite në muze

Muzeu Historik Kombëtar më datë 13 shkurt 2020, ora 15:00, organizon veprimtarinë “Një pasdite në muze” ku do të referohet tema: “Drivastum - Drishti nga Antikiteti në Mesjetë Rezultatet e kërkimeve arkeologjike të viteve 2015-2019)”, nga Dr. Paulin Pushimaj, punonjës pranë Institutit të Arkeologjisë (Akademia e Studimeve Albanologjike). Gjatë këtij takimi, të interesuarit do të kenë mundësinë të njihen më nga afër me të dhënat e fundit arkeologjike të përftuara gjatë fushatave të gërmimeve në harkun kohor 2015 – 2019, në një nga qendrat më të rëndësishme mesjetare të vendit tonë, siç është Drishti.

Data:13 shkurt

Ora: 3PM

Vendodhja: Muzeu Historik Kombetar

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies