Pranë Zeta Gallery hapet ekspozita “Flashback” me artistët: Anduela Aliko, Denis Golgota, Ergys Vela, Viktoria Nikolla, Zeni Alia.
Synimi i këtij kërkimi artistik është konstatimi i një flashback-u të caktuar që troket në derën e së tashmes për të na dhënë një mesazh. Mesazhi mund të jetë edhe vetë korrieri (flashback-u).
Flashback-u është vetëm një çast, ndërsa një vepër arti që vjen si shtysë e këtij çasti mund ta tejkalojë këtë të fundit për të qëndruar më gjatë ose gjithmonë me ne.
Data: 12-25 shkurt
Ora: 7PM
Vendodhja: Zeta Gallery