Tur ne ekspoziten - Tirana Patience

    Ture në ekspozitën - Tirana Patience

Galeria Kombëtare e Arteve zhvillon serinë e parë të tureve në kuadër të Programit Publik në ekspozitën “Tirana Patience”. Turet në ekspozitë do të drejtohen nga Olsi Lelaj dhe Thomas Logoreci, të ftuar për të folur rreth pikturave të koleksionit si dhe nga artistët Doruntina Kastrati dhe Gentian Shkurti që do të bëjnë një prezantim të punëve të tyre të shfaqura në ekspozitë. Aktiviteti nis në ora 18:00 me turin e parë të drejtuar nga Olsi Lelaj, vijon me Doruntina Kastratin dhe Gentian Shkurtin, dhe përmbyllet me një tur (në gjuhën angleze) nga Thomas Logoreci. 

Data: 6 shkurt

Ora: 6PM

Vendodhja: Galeria Kombëtare e Arteve

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies