55 grafika në pirografi nga personat që vuajnë dënimin në IEVP “Ali Demi” dhe Kavajë.
Ekspozita përmban një koleksion punimesh pirografike të realizuara nga persona që ndodhen në kushtet e lirisë së kufizuar. Përgjatë kohës së implementimit të projektit “Së bashku të ndryshojmë jetët tona” brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit IEVP Ali Demi dhe IM Kavajë, gratë dhe të miturit kanë ushtruar artin e djegies në dru si mënyrë shprehëse të botës emocionale të tyre.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur nga data 27 janar- 31 janar 2020.
Data: 27 janar
Ora: 09:30-14:00/ 17:30-20:30
Vendodhja: COD-Qendra per hapje dhe dialog