Vrapo Kundër Korrupsionit

    Vrapo Kundër Korrupsionit

Ministria e Drejtësisë, me mbështetjen e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, organizon më datë 8 shkurt 2020 edicionin e dytë të "Vrapo kundër Korrupsionit". Edicioni i këtij viti është pjesë e aktiviteteve të organizuara në kuadër të "Javës së Integritetit” (www.weekofintegrity.al).

“Vrapo Kundër Korrupsionit” u zhvillua për herë të parë në 2018, ku mbi 400 persona iu bashkuan kësaj nisme organizuar në Liqenin Artificial të Tiranës. Delegacioni i Bashkimit Evropian është duke mbështetur Qeverinë e Shqipërisë në zbatimin e Strategjisë Ndërsektoriale kundër Korrupsionit. Qëllim i saj është krijimi i institucioneve shqiptare transparente dhe me standarde të larta integriteti të cilat do të rrisin besimin tek qytetarët dhe do të sigurojnë shërbime publike efikase për qytetarët.

Data: 8 shkurt

Ora: 3:30PM

Vendodhja: Shëtitorja Lasgush Poradeci, 1020, Tiranë

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies