Përgjatë njëzet vite marrëdhënia e tyre është konsumuar; Hanna dhe Simon duket se jetojnë më shumë në të shkuarën sesa besojnë në një të ardhme të përbashkët. Pastaj ata bien në dashuri me të njëjtin burrë dhe askush nuk di gjë për aventurat seksuale të partnerit. Kur e vërteta del në pah treshja gjen një zgjidhje surprizuese. Eventi organizohet nga Goethe-Zentrum.