Torta e ditëlindjes

    Torta e ditëlindjes

Luna, Olivia dhe Lucas janë tre fëmijë të adoptuar nga zonjushë Arabella. Në fillim ajo ishte e mirë me ta, por me kalimin e kohës ajo filloi të sillej keq dhe ti shfrytëzojë. I nxirrte në rrugë për të shitur biskota, i detyronte t´i bënin masazh dhe të pastronin shtëpinë. Luna ka ditëlindjen dhe ajo beson fort se “Magjia e ditëlindjes” do ta bëj zonjën Arabella të mirë ashtu si në fillim! Oliva rri gjithë kohën dhe mendon se çfarë shpejtësie duhet të ketë raketa që do ndërtojnë për tu arratisur nga ai vend. Lukas mendon se përqafimi i tij do e rikthejë dashurinë e zonjushë Araballës. A ekziston vërtet “Magjia e Ditëlindjes”? A do arrij Oliva të ndërtoj raketën që do ti ndihmojë për arratisje? A do ta zbusë vërtet përqafimi i Lukasit zonjushë Arabellën? Kush është Darla dhe Xhejms që vijnë në shtëpi ditën e ditëlindjes? Këto dhe gjithë të tjerat do ti zbuloni në një shfaqje shumë argëtuese, plot ngjyra, humor, muzikë dhe kërcim.

Data: Cdo fundjavë, 25 janar -28  shkurt

Ora: 11 AM

Vendi: Teatri Kombetar Eksperimental "Kujtim Spahivogli"

Ne përdorim cookies për një numër arsyesh, të tilla si mbajtja e besueshme dhe e sigurt e Visit Tirana, personalizimi i përmbajtjes dhe reklamave, ofrimi i veçorive të mediave sociale dhe analizimi i përdorimit të faqeve tona.

Prano Cookies