Pas orëve të shkollës gjejmë gjithmonë kohë për tu argëtuar me shokët pranë këndeve rekreative në lagje. APR – Bashkia Tiranë ju fton në programin "Mësojmë dhe Luajmë Sëbashku" me mision kthimin në traditë të aktiviteteve outdoor. Lojra sportive të cilat argëtojnë dhe zhvillojnë imagjinatën e fëmijëve, shah, damë e twist në natyrë me figura gjigande për të joshur më të vegjlit drejt këtyre aktiviteteve që zhvillojnë mendjen, Struktura fryrëse e shumë lojra të tjera argëtuese për një pasdite sa më aktive në lagjet tona.
Data: 26 janar
Ora: 10 AM – 1 PM
Vendi: Parku i Madh i Liqenit Artificial