Ëndrrat e Federico Fellini-t

    Ëndrrat e Federico Fellini-t

Me 20 janar 2020 Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar feston njëqindvjetorin e lindjes së Federico Fellini-t. Ambasada, Konsullata dhe Institutet Italiane të Kulturës do të ekspozojnë një përzgjedhje të vizatimeve të vëna në dispozicion nga Komuna e Rimini-t dhe marrë nga “libri i ëndrrave”.

Vizatimet janë një udhëtim nëpër dhomat më të fshehta dhe intime të krijimtarisë së Federico Fellini-t, një "kozmografi e vërtetë personale, ku shtigjet emocionale, sentimentale, kulturore, erotike, afektive gërshetohen me ato gjeografike, arkitekturore, përkujtimore, imagjinative, fantastike”. Vepra e Federico Fellini-t nuk mund të konsiderohet e plotë pa këto vizatime, të cilat janë gjithashtu një "libër filmash", ashtu si filmat e tij janë edhe "kinema ëndrrash".

Data: 20 janar

Ora: 12 PM

Vendodhja: Universiteti Polis