Dëshira më e madhe e një plaku prej dëbore, ishte të krijonte miq…
Dëshira më e madhe e shqiptarëve në këtë fundvit, është të jemi mirë dhe së bashku!
Por dëshira më e madhe e fëmijëve, është që të na argëtojnë me talentin dhe punën e tyre!
Jo një ditë, as dy, por tri ditë festë me energjinë e pashteruar të fëmijëve! Java e Krishtlindjes, festohet kaq bukur në Re; ku fëmijët do ta pushtojnë Renë e bardhë, në këto ditë ku as Dielli nuk do të kursehet! 24 & 26 Dhjetor ora 18:00 vijnë fëmijët e “Swan Dance Studio” dhe “Tada Dance”, kurse të premten, më 27, vijnë fëmijët e “Dance Studio Kids”.
Data: 24-27 dhjetor
Ora: 6 PM
Vendi: Instalacioni Reja