“Një requiem gjerman” i Brahms-it është koncerti që do të çelë siparin e aktiviteteve në kuadër të Tetorit Gjerman 2017. Për një hapje festive të Tetorit Gjerman, Ambasada Gjermane së bashku me TKOBAP Tiranë, sjell në skenë këtë vepër në një bashkëprodhim gjermano-shqiptar. Koncerti Një Requiem Gjerman do të ngjitet në Sallën e Katedrales së Re Ortodokse, Tiranë në datën 30 shtator. Orkestra e Operas dhe Kori do të drejtohen nga dirigjenti gjerman Ekhart Wycik, Profesor në Shkollën e Lartë të Muzikës Weimar. Krahas sopranos shqiptare Erjona Gjyzeli, rolin e dytë solo e merr baritoni gjerman Henryk Böhm.
Data: 30 Shtator
Ora: 19.00 – 21.00
Vendi: Katedralja Ortodokse, Rruga Dëshmorët e 4 Shkurtit