Artistët bashkohen në ndihmë të të prekurve nga tërmeti i 26 nëntor në një koncert solidariteti. Koncerti i solidaritetit “Ti nuk do jesh kurrë vetëm”, do të mbahet më datë 20 dhjetor në Parkun Olimpik, Tiranë ku të ardhurat e mbledhura nga shitja e biletave do të shkojnë për rindërtimin e shkollave të dëmtuara nga tërmeti. Biznesmenë dhe individë janë të ftuar të japin kontributin e tyre përmes një bilete.
Data: 20 Dhjetor 2019
Ora:7 PM -9 PM
Vendi: Parku Olimpik "Feti Borova"